“Territorialja” ndez përplasjen, Partia e Lirisë kundër shkrirjes së 15 bashkive
Propozimi i Partisë Socialiste për hartën e re territoriale, që parashikon shkrirjen e 15 bashkive, ka sjellë reagime të forta nga opozita. Partia e Lirisë ka kundërshtuar draftin e mazhorancës, duke e cilësuar atë si një nismë që cenon autonominë vendore dhe decentralizimin. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, deklaroi se ndryshimet e propozuara nuk synojnë përmirësimin e shërbimeve publike, por sipas tij përqendrimin e pushtetit vendor në duart e qeverisë qendrore. “Shkrirja e 15 bashkive nuk është një reformë territoriale që synon përmirësimin e shërbimeve publike apo rritjen e efikasitetit të administratës, por përqendrim i pushtetit vendor në duart e qeverisë qendrore, duke dobësuar komunitetet lokale dhe duke larguar administratën nga qytetarët”, u shpreh Blushi. Sipas tij, drafti është hartuar pa...
Burimi:
ntv.al