‘Territorialja’/ Berisha: Rama urdhëroi PS që të vijojnë punën vetëm, duan ta miratojnë pa ne

‘Territorialja’/ Berisha: Rama urdhëroi PS që të vijojnë punën vetëm, duan ta miratojnë pa ne

PS dhe PD nuk kanë gjetur dakordësinë për të shtyrë afatet për komisionin e reformës Territoriale. Në konferencën nga selia blu, kreu i PD akuzoi mazhorancën se duan ta miratojnë reformën pa opozitën dhe sipas tij gjithçka është urdhëruar nga Edi Rama. “PS kërkon ta miratojë pa PD. Ne konstatojmë se po ndërpritet procesi. Nuk kanë përfunduar konsultat, të parashikuara dhe miratuara sipas rregullave. Boçi ka bërë një punë të shkëlqyer, serioze dhe sapo Boçi kërkoi atë që ne kemi patur kusht, që ky komision të asistohet nga kongresi i autoriteteve lokale dhe rajonale të KiE që është edhe instituti me ekspertizën më të madhe në këtë fushë. Papritmas, Rama urdhëron komisionin që të shkojnë në mënyrë të njëanshme. Ne kemi platformën tonë, por ne...