‘Terapia hormonale rrit rrezikun për kancer’/ PL: Mijëra qytetarë përballen çdo ditë me mungesën e ilaçeve jetike
Partia e Lirisë ka reaguar sërish për terapinë hormonale falas që ofrohet në QSUNT nga Ministria e Shëndetësisë për personat transgjinorë. Në një deklaratë nga selia e PL, sekretarja për Mardhëniet me Publikun, Arla Merja tha se ndërsa mijëra qytetarë shqiptarë vazhdojnë të përballen çdo ditë me mungesën e ilaçeve jetike, qeveria zgjedh të investojë fondet publike për terapitë hormonale. Sipas PL, Vetë dokumentet orientuese të publikuara theksojnë se terapitë hormonale nuk janë pa rreziqe dhe se ato kërkojnë monitorim të vazhdueshëm mjekësor për shkak të komplikacioneve të mundshme, përfshirë probleme kardiovaskulare, çrregullime metabolike dhe komplikacione të tjera serioze. Partia e Lirisë shtroi një sërë pyetjet për diskutim për qeverinë shqiptare, duke theksuar se shëndetësia ka nevojë për prioritete të qarta: shpëtimin e jetëve, garantimin...
Burimi:
syri.net