Teoria e Bushatit: Smart City është një sistem për të përgjuar dhe shantazhuar çdo shqiptar
Andi Bushati u shpreh se pas tenderave miliona euro për projektin “Smart City” nuk fshihet vetëm një aferë e rëndë korruptive, por edhe ngritja e një sistemi të përgjimit masiv që synon të kontrollojë, monitorojë dhe shantazhojë çdo qytetar. Bushati argumentoi se, përveç shpërdorimit të parave publike, qeveria po forcon një model autokratik përmes teknologjisë së mbikëqyrjes, duke e kthyer privatësinë e qytetarëve në një objekt kontrolli të pushtetit. Ai theksoi se, vendosja e kamerave në të gjithë vendin dhe përdorimi i tyre nga një shtet patronazhist përbëjnë një kërcënim serioz për liritë individuale dhe demokracinë, duke e tejkaluar dimensionin e një skandali financiar dhe duke u shndërruar në një rrezik për çdo shqiptar. ‘Sado e dhimbshme që të jetë, këtu nuk ka… Besoj se...
Burimi:
ntv.al