Tensionet në protestën përpara Parlamentit, Avokati i Popullit reagon për ndërhyrjen e Policisë

Tensionet në protestën përpara Parlamentit, Avokati i Popullit reagon për ndërhyrjen e Policisë

Avokati i Popullit shpreh shqetësimin e thellë lidhur me pamjet e bëra publike gjatë ndërhyrjes së Policisë në protestën përpara Parlamentit. Pamjet e shoqërimit të protestuesve ngrenë dyshime serioze për përdorim joproporcional të forcës dhe cenim të dinjitetit njerëzor. Avokati i Popullit u paraqit ditën e sotme në komisariat për të verifikuar në vend kushtet e ndalimit, trajtimin e personave të shoqëruar dhe respektimin e të drejtave të tyre procedurale. Aksesi i menjëhershëm iu lejua grupit tonë të monitorimit, por jo avokatëve të të ndaluarve. Institucioni ka nisur një hetim administrativ me iniciativë (ex-officio). Nga kqyrja paraprake e pamjeve filmike, konstatojmë pamje që tregojnë goditje fizike ndaj protestueve gjatë shoqërimit. Këto pamje ngrenë dyshime serioze për trajtim degradues dhe përdorim joproporcional të forcës. Parimi i...