Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

Politikani Petro Koçi ka fajësuar opozitën për mungesën e debatit në Kuvend dhe krijim të qëllimshëm tensionesh. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ai tha se përplasjet dhe incidentet parlamentare përdoren për të zhvendosur vëmendjen nga diskutimet thelbësore mbi çështjet e rëndësishme. “Një nga arsyet kryesore është opozita. Kjo është një opozitë që di të përjashtohet. Di se si të përjashtohet. Dhe brenda partisë disa dinë dhe të vetë përjashtohen sepse Flamur Noka nuk është Kamavinga që po themi ka marrë një karton të kuq me pikëpyetje. Me sjelljet që bën Flamur Noka e meriton pothuajse në çdo seancë kartonin e kuq dhe kam përshtypjen se kjo punë aty bëhet me ndërgjegje. Pra, për të shmangur debatin thelbësor çfarë bëhet? Pushtohet...