Tensionet gjatë protestës së djeshme, ministri Hoxha: Demokracia është fryt i dialogut, jo i forcës e intimidimit

Tensionet gjatë protestës së djeshme, ministri Hoxha: Demokracia është fryt i dialogut, jo i forcës e intimidimit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar pas incidenteve të shënuara gjatë protestës së djeshme. Me anë të një postimi në platformën “X, ai ka dënuar aktet e dhunës dhe duke bërë thirrje për përgjegjësi qytetare dhe dialog. Hoxha shkruan se protesta kishte devijuar nga shqetësimet qytetare drejt dhunës dhe papërgjegjshmërisë. Reagim i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha në X: Nga flamingot te arkivoli. Nga mbrojtja e mjedisit te gjyqi publik. Nga shqetësimi qytetar te papërgjegjshmëria. Nga protesta paqësore te dhuna. Nga vizioni për një Shqipëri të Re te rikthimi i një Shqipërie déjà vu – të vjetër, të kapërcyer dhe të papranueshme. Quo vadis? Demokracia, liria dhe të drejtat nuk janë të dhëna. Ato janë fituar...