Tensione në Kuvend, Bardhi i hedh ujë Ramës, Peleshi e përjashton nga senanca
Përshkallëzohen tensionet në seancën plenare. Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit dhe kanë bojkotuar votimin e rendit të ditës. Gjatë zhvillimit të seancës, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, iu drejtua kryeministrit Edi Rama me fjalën “hajdut” dhe më pas hodhi ujë në drejtim të tij, duke shkaktuar tensione në sallë. Pas incidentit, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, njoftoi përjashtimin e Bardhit nga punimet e seancës plenare. Ndërkohë, deputetët e opozitës vijuan protestën e tyre në sallë, ndërsa mazhoranca vijon procedurat e votimit mes një atmosfere të tensionuar. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv