Tenderi 3.7 mln € për makinat e Policisë, “i qepur” vetëm për kompaninë e familjes së Emirjana Sakos

Tenderi 3.7 mln € për makinat e Policisë, “i qepur” vetëm për kompaninë e familjes së Emirjana Sakos

Ditën që kryeministri Edi Rama çuditi botën kur tha se Shqipëria është përpara Gjermanisë dhe Suedisë sa i takon ndershmërisë dhe konkurrencës në tenderat publikë, institucionet nën varësinë e tij kanë nxjerrë nga repertori një farsë monumentale, e cila është njëkohësisht tragjedi, por edhe komedi. Operatori i Blerjeve të Përqendruara zhvilloi një tender me vlerë 359 milionë lekë ose 3.7 milionë euro për blerjen e automjeteve për Policinë e Shtetit. Sipas dokumentave, përmes këtij tenderi OBP do të blejë 76 automjete SUV për forcat e policisë, nga të cilat 20 automjete 4×4 dhe 56 automjete të tjera 2×4. Këto në foton më poshtë janë specifikimet teknike të vendosura për 20 automjetet 4×4. Specifikimet për automjetet  Për dikë që nuk ka njohuri për industrinë automotive, përmesat...