Teliti zgjidhet anëtar i Kryesisë së PD: Falënderim për besimin, përgjegjësi për të ardhmen

Teliti zgjidhet anëtar i Kryesisë së PD: Falënderim për besimin, përgjegjësi për të ardhmen

Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, ka bërë të ditur se është zgjedhur për herë të parë anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Teliti u shpreh se detyra e re iu besua pas propozimit të kryetarit të PD-së dhe votës së anëtarëve të Këshillit Kombëtar, duke e cilësuar këtë si një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e tij politik. Ai falënderoi drejtuesit e partisë dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar për besimin e dhënë, ndërsa theksoi se angazhimi i ri përfaqëson një përgjegjësi të madhe ndaj demokratëve dhe çdo qytetari që beson te ndryshimi. Sipas Telitit, detyra e re kërkon përkushtim maksimal dhe punë të palodhur për të ndërtuar të ardhmen që, sipas tij, Shqipëria...