Teliti: ‘Albanian Files’ zbërthen dështimin e modelit ekonomik 13-vjeçar, SPAK të hetojë tenderat…

Teliti: ‘Albanian Files’ zbërthen dështimin e modelit ekonomik 13-vjeçar, SPAK të hetojë tenderat…

Në një intervistë për Syri TV me Arnold Kariqin, nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, ka folur për dosjen 'Albanian Files', duke e cilësuar atë si dëshminë e radhës të një modeli ekonomik të ndërtuar në 13 vitet e fundit, i cili funksionon mbi një sistem klientelizmi.Teliti gjithashtu kërkoi ndërhyrjen e SPAK-ut për të vënë drejtësinë në vend dhe për zbardhjen e këtyre dokumenteve zyrtare, të cilat janë të publikuara dhe jo vetëm 'biseda korridoresh'.Ai gjithashtu shtoi se ekonomia shqiptare po mbështetet vetëm te turizmi, ndërsa bujqësia dhe industria prodhuese janë lënë pas dore. Së pari, 'Albanian Files' është thjesht dëshmia e radhës e modelit ekonomik të ngritur këto 13 vite. Është një model ekonomik i cili nuk mbahet në këmbë, i cili nuk...