“Të thuash u bllokua anëtarësimi në BE është të shesësh ajër”, Rama: Ulemi me këdo për reformën zgjedhore dhe territoriale, imponimet me mua nuk funksionojnë

“Të thuash u bllokua anëtarësimi në BE është të shesësh ajër”, Rama: Ulemi me këdo për reformën zgjedhore dhe territoriale, imponimet me mua nuk funksionojnë

Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë sërish sot deklaratat publike të opozitës se procesi i anëtarësimit në BE është bllokuar për shkak se disa prej vendeve anëtare nuk po miratojnë raportin e IBAR. Në një konferencë për shtyp me ambasadorin e BE-së në Tiranë, në ditën e Europës, Rama tha se Shqipëria tani negociatat i ka me Komisionin dhe ky i fundit diskuton me vendet anëtare. “Sot në Bruksel nuk negocion Shqipëria me Bashkimin Europian, por diskuton Komisioni Europian me shtetet anëtare. Shqipëria negocion me Komisionin, nuk negocion me shtetet. Komisioni përfaqëson shtetet në negociatat me Shqipërinë dhe pastaj fazë pas faze kur komisioni i konsideron të kryera detyrat e një faze, shkon tek shtetet për të paraqitur raportin e vetë. Nuk e di kuptohem, që...