“Të mohosh zemërimin popullor, do të thotë të luash me zjarrin”/ Ditmir Bushati ‘shpërthen’ ndaj Ramës në “Il Foglio”
E përditshmja italiane “Il Foglio”, i ka kushtuar një analizë të plotë situatës në vendin tonë, ku prej më shumë se një muajsh shqiptarët po kërkojnë largimin e Ramës. Gazeta italiane thekson në atikull se protsta që nisi për të mbrojtur flamingot është shndërruar në revoltën më të madhe qytetare kundër qeverisë. Il Foglio e përshkruan Shqipërinë si një vend ku zemërimi ndaj korrupsionit, ndërtimeve pa kufi, mungesës së transparencës dhe kapjes së institucioneve ka bashkuar mijëra qytetarë në një lëvizje që shkon përtej ndarjeve politike. Sipas artikullit, “Revolucioni i Flamingove” nuk është më vetëm një betejë për mbrojtjen e natyrës, por simbol i një vendi që kërkon të mbrojë identitetin, të ardhmen dhe demokracinë e tij. Në artikull, gazetari Nicola Mirenzi trajton atë që...
Burimi:
sot.com.al