Të hyjmë në BE me çdo kusht para Serbisë/  Nazarko: Deputetët e PS e lanë Ramën vetëm

Të hyjmë në BE me çdo kusht para Serbisë/ Nazarko: Deputetët e PS e lanë Ramën vetëm

Gazetari Mentor Nazarko u shpreh se Shqipëria nuk duhet të humbasë nga horizonti objektivin strategjik të anëtarësimit në Bashkimin Europian, ndërsa komentoi zhvillimet politike dhe protestat në vend. Në të njëjtën kohë, ai kritikoi mënyrën e komunikimit të kryeministrit Edi Rama gjatë përballjes me protestat. I ftuar në emision, duke iu drejtuar deputetes Mila, Nazarko tha se ajo dhe disa kolegë të saj e lanë fillimisht Ramën vetëm në reagime. “Kur ndodhin ekstremizime si ky është frika për futjen e viruseve të huaja. Çka është shqetësimi im tjetër, është që protesta s’duhet ta humbi nga horizonti, atë që është objektivi ynë nacional, hyrja në BE. Sot ne duhet të hyjmë në BE me çdo kusht, para Serbisë. Dikush thotë që BE do zhduket, por ne...