“Të hetohen të gjithë politikanët…”/ Kryemadhi replikon me protestuesit: Pa përjashtim

“Të hetohen të gjithë politikanët…”/ Kryemadhi replikon me protestuesit: Pa përjashtim

Gjyqi ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit është ndërprerë për një pushim të shkurtër dhe pritet të rinisë sërish. Gazetarja Anila Hoxha raporton se gjatë kësaj kohe, Kryemadhi ka dalë jashtë ambienteve të SPAK, ku ka replikuar me protestues dhe mbështetës të saj. “Mos u dorëzoni, se ai vdes vetëm nga rezistenca”, u shpreh Kryemadhi, ndërsa u bëri thirrje protestuesve të mos përçahen. Kryemadhi: Është një cikël që do mbarojë. Besimi dhe shpresa… vdes njeriu dhe ato vazhdojnë akoma. Qytetari: Unë e kam hequr shpresën tek ata. Kryemadhi: As unë nuk kam shpresë tek ata. Unë shpresën e kam te Zoti lart në qiell. Besoni te vetja juaj, se të tjerët do ju shkelin me këmbë. Vetëm vetja nuk të shkel me këmbë. E kam thënë unë,...