“Të fala Gones”/ Balla përplaset me Kaprin, nxjerr mesazhet në Kuvend: Më kërkove të të ruaja votat!

“Të fala Gones”/ Balla përplaset me Kaprin, nxjerr mesazhet në Kuvend: Më kërkove të të ruaja votat!

Pavarësisht se mungojnë deputetët e PD, në seancën e sotme në Kuvend nuk mungojnë debatet. Protagonistë së fundmi janë bërë deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri dhe kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Balla e konsideroi Kaprin një asistent të Shehajt, ndërsa i tha se ishte ai që në zgjedhjet e 11 majit, i kërkoi nëpërmjet miqve Ballës, t’i mbronte votat nga PD. Kapri: Jeni bërë qesharakë, vetë flisni, vetë votoni dhe vetë duartrokisni njëri-tjetrin. Parlamenti është i opozitës, të paktën na jepni fjalën kur e kërkojmë. Z.Balla, akuzat tuaja ndaj kreut të Partisë Mundësia janë kthyer në një Agronofobi, frikë ndaj Agron Shehajt. Nuk do të na e mbyllni dot gojën. Ju nuk jeni mësuar me një model biznesmeni që krijon vende pune...