Të enjten priten 8 interpelanca, PS mbledh grupin parlamentar

Të enjten priten 8 interpelanca, PS mbledh grupin parlamentar

Ashtu si çdo fillim jave, Partia Socialiste ka mbledhur sot grupin parlamentar. Siç raporton gazetarja e Klan News, Greta Bullari, në fokus të diskutimeve do të jetë agjenda e seancës plenare të së enjtes, ku parashikohen tetë interpelanca, mes tyre ajo e opozitës me kryeministrin Edi Rama. Është parashikuar që të kalojë në seancë plenare edhe Rregullorja e Kuvendit, për të cilën do të mblidhet në orën 12:00, Këshilli i Legjislacionit. Ka patur edhe disa ndryshime të propozuara nga socialistët. Së pari, për kohën që do të flasin deputetët në Kuvend, nga 10 në 5 minuta. Të gjitha projektligjet që kanë të bëjnë me integrimin në Bashkimin Europian, do të kalojnë me procedurë të përshpejtuar. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse do të ketë edhe...