Të enjten Kuvend/ Në diskutim ndryshimet e Kodit Rrugor, 3 interpelanca në rend dite (Axhenda)
E enjtja parashikon seancë të ngjeshur plenare në Kuvend. Fillimisht, ministri i Jashtëm Ferit Hoxha do të informojë lidhur me konkluzionet për Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE, e cila u mbajt më 26 maj në Bruksel. Rendi i ditës përfshin tri interpelanca, një me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala dhe grupit të deputetëve të PD lidhur me mungesat dhe infrastrukturën shëndetësore në QSUT. Nga deputeti Erald Kapri është kërkuar një seancë pyetje-përgjigje me ministren për çështjen që pacientët s’mund të bëjnë analiza pas datës 20 të çdo muaji. Deputeti socialist Erion Braçe kërkon sqarime nga zv/kryeministrja Albana Koçiu për legalizimet e ndërtimeve pa leje. Deputetja demokrate Ina Zhupa ka kërkuar interpelancë me ministrin e Turizmit, Blendi Gonxhja për masat e marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Siç...
Burimi:
sot.com.al