Të dëbuarit e mëdhenj të Europës, 12.4 mijë shqiptarëve iu refuzua hyrja në BE në 2025-n

Të dëbuarit e mëdhenj të Europës, 12.4 mijë shqiptarëve iu refuzua hyrja në BE në 2025-n

Rreth 12.4 mijë shqiptarëve u është refuzuar hyrja në një nga vendet e Bashkimit Europian në vitin 2025, sipas të dhënave që janë publikuar nga Eurostat. Shtetasit shqiptarë janë të dytit në Europë për numrin e lartë të refuzimeve për hyrje, vetëm pas Ukrainës me 27 mijë refuzime, një vend ku qytetarët i ikin luftës dhe për më tepër ka rreth 40 milionë banorë, shumë më tepër se 2.4 milionë banorë që kanë mbetur në Shqipëri. Sipas të dhënave të Eurostat, refuzimet më të mëdha për shtetasit shqiptarë ishin nga ajri (5,780), të ndjekur nga toka (5,500) dhe më pak nga deti (1,150). Shtetet që na kanë refuzuar më shumë janë Italia (3220), e ndjekur nga Greqia (2670). Në vend të tretë është Kroacia me...