Taktika ekstraligjore: Mungesat e avokatëve fusin në ngërç Gjykatën e Posaçme
Taktika ekstraligjore: Mungesat e avokatëve fusin në ngërç Gjykatën e Posaçme Mungesat e vazhdueshme të avokatëve po bëhen shkak për zvarritjen e qëllimtë të proceseve gjyqësore të profilit të lartë në Gjykatën e Posaçme, ndërkohë që masat për dekurajimin e këtij fenomeni konsiderohen të pamjaftueshme dhe joefikase. Nga janari deri në maj, procesi gjyqësor kundër ish-kreut të Autoritetit Rrugor, Evis Berberi ka kaluar nga njëra shtyrje në tjetrën. Trupi gjykues mblidhet në një sallë të Gjykatës së Posaçme, palët gjithashtu, por mungesa e ndonjë avokati bëhet shkak për dështimin e seancave. Evis Berberi është në proces së bashku me 20 të pandehur të tjerë, të akuzuar për veprat penale të korrupsionit, shkeljes së barazisë në tenderë dhe pastrim parash. Të pandehurit e kësaj çështjeje kanë...
Burimi:
sot.com.al