Takimi me Ramën, Macron: Shqipëria ka mbështetjen e Francës në rrugën drejt BE!
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka reaguar në rrjetin social X pas takimit me Kryeministrin Edi Rama. Në postimin e tij, Macron vlerëson marrëdhëniet mes dy vendeve, duke rikonfirmuar mbështetjen e Parisit për integrimin europian të Shqipërisë.Lexo edhe :Related Posts “Mirë se erdhe i dashur Edi Rama. Momenti shumë pozitiv në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Francës në fushat e inovacionit, arsimit, kulturës dhe turizmit, dëshmon për afërsinë tonë. Ne duam t’i japim asaj një shtysë të re, ndërkohë që vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin tonë ekonomik dhe mbrojtës. Franca riafirmon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Shqipërisë dhe për ndjekjen e reformave të nevojshme për të avancuar në rrugën e saj evropiane”, shkroi Macron në X.
Burimi:
vizionplus.tv