Takimi me Ramën dhe Nufin, Dendias: Do të mblidhet menjëherë Komiteti për Varrezat Ushtarake

Takimi me Ramën dhe Nufin, Dendias: Do të mblidhet menjëherë Komiteti për Varrezat Ushtarake

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, zhvilloi sot takime në Tiranë me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi. Gjatë takimit mes Dendias dhe Nufit, palët ranë dakord për mbledhjen e menjëhershme të Komitetit të Përbashkët të Ekspertëve për Varrezat Ushtarake. Lajmi u bë i ditur nga vetë Dendias përmes një postimi në rrjetin social X, ku theksoi se iniciativa synon respektimin dhe nderimin e ushtarëve të rënë. Κατά τη συνάντηση με τον Αλβανό ομόλογό μου Ermal Nufi, συμφωνήσαμε για την άμεση σύγκληση της Μεικτής Επιτροπής Εμπειρογνωμόνων για τα Στρατιωτικά Κοιμητήρια. Η #Ελλάδα σέβεται διαχρονικά αυτούς που θυσιάστηκαν για την Πατρίδα. pic.twitter.com/5ui0Ts2njF — Nikos Dendias (@NikosDendias) May 25, 2026