Takimi me Melonin në Palazzo Chigi, Rama publikon fotot nga vizita në Itali
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një galeri fotosh nga takimi i ngrohtë që ai pati të enjten me homologen italiane Giorgia Meloni në “Palazzo Chigi”, në kuadër të vizitës zyrtare në Itali. Në pamjet e publikuara shfaqet pritja dinjitoze që Meloni i rezervoi kryeministrit shqiptar, ceremonia e takimit, momentet mes dy liderëve dhe prezantimi i delegacionit që shoqëron kreun e qeverisë në këtë vizitë. Në foto duket qartë edhe përzemërsia e Meloni teksa takon anëtarët e delegacionit shqiptar, ku bënin pjesë edhe Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo.
Burimi:
javanews.al