Takimi i Kurtit me Abdixhikun që la më shumë pyetje sesa përgjigje

Takimi i Kurtit me Abdixhikun që la më shumë pyetje sesa përgjigje

Një takim mbi treorësh midis Albin Kurtit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në pushtet, dhe Lumir Abdixhikut të Lidhjes Demokratike (LDK) në opozitë, nuk dha fryt të martën. Për më tepër, ai la më shumë pikëpyetje, sesa që dha përgjigje, vlerëson analistja politike, Donika Emini. Kryeministri në detyrë, Kurti, e takoi për herë të dytë kreun e LDK-së, në përpjekje për ta arritur një marrëveshje për themelimin e institucioneve të reja të Kosovës, pas zgjedhjeve të qershorit. Ata dështuan ta arrinin një marrëveshje politike dy ditë para se të mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit të ri, por i cilësuan bisedimet si të mira dhe paralajmëruan mundësinë e vazhdimit të tyre. “Mendoj se ky takim nuk prodhoi ndonjë marrëveshje konkrete politike. Përkundrazi, la më shumë pyetje...