Takime me Ramën, Nufin dhe kryepeshkopin Joan, Dendias reagon para vizitës në Tiranë

Takime me Ramën, Nufin dhe kryepeshkopin Joan, Dendias reagon para vizitës në Tiranë

Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dendias bën me dije se gjatë vizitës së sotme në Tiranë do të takojë kryeministrin Edi Rama, homologun Ermal Nufi dhe kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Joan Pelushi. “Vizitoj sot Shqipërinë, ku do të kem takime me homologun tim Ermal Nufi, Kryeministrin Edi Rama dhe Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joanin”, shkruan Dendias në “X”. Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dendias mbërrin sot në Tiranë, një vizitë që shënon rikthimin e palëve në bisedime për ndarjen e kufirit detar, shkruan A2CNN. Dendias takohet fillimisht me homologun e tij shqiptar Ermal Nufi e më pas rreth orës 12:30 do të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama. Që prej rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese...