“Tak-tak! Hape derën se jam SPAK!”/ Pankarta me mesazhe për Shkëlzen Berishën dhe Ilir Shtufin në protestë
“Tak-tak! Hape derën se jam SPAK” thuhet në një prej pankartave të protestës ku kërkohet hetim për deputetin socialist Arben Pëllumbi. Në pankartë, referohet edhe lidhja mes Shkëlzen Berishës dhe Ilir Shtufit, në vilën e të cilit vetë Shkëlzen Berisha e ka pranuar se jeton me qira. Ai akuzohet për pastrim parash dhe ndërtues i disa kullave në Tiranë, mes tyre edhe gradaçelës që do të quhet “Mali i Tiranës”, e cila pritet të jetë 65 kate, 58 kate lart e 7 kate nën tokë e 185 m e lartë.
Burimi:
javanews.al