Tabaku: Pa reforma reale Shqipëria mbetet ende larg Europës
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi në prag të Konferencës së radhës Shqipëri–Bashkimi Europian se mbyllja teknike e kapitujve nuk mund të përdoret nga qeveria për të fshehur largësinë reale të vendit nga standardet europiane. Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se integrimi europian nuk matet me ceremonitë në Bruksel apo me propagandën e qeverisë, por me cilësinë e arsimit, investimet në kërkimin shkencor, kushtet e biznesit, sundimin e ligjit dhe respektimin e pronës dhe të interesit publik. Deputetja e PD-së solli si shembull financimin e kërkimit shkencor, për të cilin Shqipëria shpenzon vetëm 0.17% të buxhetit, ndërkohë që objektivi i përcaktuar është 1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sipas saj, kjo diferencë dëshmon hendekun mes propagandës së integrimit dhe realitetit të...
Burimi:
vizionplus.tv