Tabaku në Kuvendin e PD: Beteja më e madhe është rikthimi i besimit te shqiptarët

Tabaku në Kuvendin e PD: Beteja më e madhe është rikthimi i besimit te shqiptarët

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u bëri thirrje demokratëve që të shohin përtej kufijve të partisë dhe t’u drejtohen të gjithë shqiptarëve, duke e cilësuar rikthimin e besimit si sfidën më të madhe politike të momentit. Në fjalën e mbajtur në Kuvendin Kombëtar të PD-së, Tabaku falënderoi demokratët për qëndresën e tyre gjatë 14 viteve në opozitë dhe tha se ata kanë dëshmuar se bindjet dhe dinjiteti nuk mund të blihen. “Ju nuk jeni thjesht anëtarë partie. Ju jeni dëshmi e gjallë se dinjiteti nuk shitet dhe bindja nuk vdes kurrë”, u shpreh ajo. Tabaku tha se korrupsioni, varfëria dhe emigracioni mbeten probleme serioze për vendin, por sipas saj, plaga më e madhe e shoqërisë shqiptare është humbja e besimit te shteti dhe te...