Tabaku: Hetimet e SPAK po konfirmojnë denoncimet e opozitës! Shqetësim pastrimi i parave dhe kriptovalutat

Tabaku: Hetimet e SPAK po konfirmojnë denoncimet e opozitës! Shqetësim pastrimi i parave dhe kriptovalutat

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi sot në Komisionin e Nismës Qytetare në Kuvend, ku po raportonte kreu i SPAK, Klodian Braho dhe vartësit e tij, se raporti dhe hetimet e Prokurorisë së Posaçme po konfirmojnë shqetësimet e ngritura prej vitesh nga opozita për depërtimin e parave të krimit dhe korrupsionit në ekonominë shqiptare. Gjatë raportimit të drejtuesit të SPAK-ut, Klodjan Braho, zëvendësdrejtuesve të tij dhe drejtuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Tabaku u ndal te lidhja mes krimit të organizuar, korrupsionit dhe pastrimit të parave. Sipas saj, të dhënat e paraqitura nga SPAK-u tregojnë se këto nuk janë më fenomene të veçuara, por pjesë e një sistemi të ndërlidhur që prodhon para të paligjshme...