Syri TV/ Skandali i inceneratorëve, Rama fshihet pas BE-së! Me VKM zhduk termin ‘incenerim’
Kryeministri Rama ka hequr termin “incenerator” nga aktet e reja zbatuese për menaxhimin e mbetjeve, duke e justifikuar këtë me përafrimin ndaj direktivave të BE-së. Kjo lëvizje e tij synon të zbehë jehonën e skandalit të inceneratorëve, i cili përbën një nga aferat më të mëdha korruptive në vend. Por, pavarësisht fakteve dhe denoncimeve të shumta në lidhje me këtë aferë, Rama nuk ka mbajtur përgjegjësi politike për projektin e mbrojtur me shumë fanatizëm për vite me radhë, ndërsa hetimet janë përqendruar kryesisht te zyrtarë të niveleve më të ulëta. SYRI TV Nën justifikimin e kërkesave të Bashkimit Europian, kryeministri Edi Rama zhduk termin “incenerator” nga platforma e tij për trajtimin e mbetjeve urbane, një strategji për të shuar sa të mundet efektin e aferave...
Burimi:
syri.net