SYRI TV/ Rama injoroi BE për ‘Zonat e Mbrojtura’, PS: Ndryshimet ligjore, jo lidhje me integrimin
Dy vite më parë, kryeministri Rama injoroi standardet e Bashkimit Europian për ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura, edhe pse fushatën elektorale të vitit 2024 e udhëhoqi me premtimet për integrimin. Por u desh protesta 20-ditore e qytetarëve dhe shuplaka nga europarlamentarët pak ditë më parë, që kryeministri Rama të tërhiqet dhe të propozojë rishikimin e saj. Syri TV Kryeministri Edi Rama tha se do të rishikohen ndryshimet e vitit 2024 në ligjin “Për zonat e mbrojtura”, pas shuplakës që mori nga europarlamentarët dhe në vijim të protestave qytetare gati 20-ditore. “Do të identifikojmë çdo pikë që nuk përputhet, nëse nuk përputhet, me kriteret dhe standardet e BE-së dhe më pas do të ndërhyjmë”, deklaroi ai në një postim në rrjetet sociale, mesditën e së...
Burimi:
syri.net