SYRI TV/ Presidenti i KE, Antonio Costas i kujton Ramës kushtet e BE:Përshpejtoni luftën kundër korrupsionit
Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i ka kërkuar qeverisë shqiptare të përshpejtojë luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe të garantojë pavarësinë e gjyqësorit, si kushte për integrimin europian të vendit. Në një kohë kur mazhoranca mbrojti politikisht përballë drejtësisë ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, duke mos lejuar arrestimin e saj, gjatë vizitës në Tiranë, Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, bëri thirrje për të mos prekur pavarësinë e gjyqësorit. Një angazhim i vazhdueshëm, i prekshëm politik për sundimin e ligjit dhe për ruajtjen e një gjyqësori të pavarur dhe llogaridhënës, janë themele thelbësore për anëtarësimin në BE. Ju inkurajoj që të përshpejtoni përpjekjet tuaja për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndërsa Presidenti i Këshillit Europian vendosi theksin te kushtet që janë nënvizuar edhe...
Burimi:
syri.net