SYRI TV/ Plug investigon koncesionin e Check Up, miliona euro fitime në xhepin e Vilma Nushit
Pronarja e kompanisë që zotëron koncesionin e Check Up, Vilma Nushi, ka investuar miliona euro në ndërtimin e kullës Ekspozita Building në pronësi të babait të Ervin Matës. Ky i fundit është arrestuar në Brazil me kërkesë të SPAK për trafik droge. Emisioni Plug publikoi të dhëna sesi në vitin që Vilma Nushi shpërndante mbi 1 milionë euro fitime nga koncesioni i Check Up, investonte rreth 1.1 milionë euro në kullën e Luan Matës. Plug zbuloi gjithashtu se miliona euro të Check Up kanë përfunduar si fitim direkt në xhepat e Vilma Nushit, duke ngritur dyshime për një skemë të mirëmenduar të zhvatjes së miliona eurove të taksapaguesve shqiptarë. Emisioni investigativ Plug në Syri Televizion ka hedhur dritë mbi atë që cilësohet si një nga...
Burimi:
syri.net