SYRI TV/ Mbahet konferenca ndërqeveritare pas miratimit të raportit IBAR, 32 kushte kritike për Shqipërinë

SYRI TV/ Mbahet konferenca ndërqeveritare pas miratimit të raportit IBAR, 32 kushte kritike për Shqipërinë

Në Bruksel u mbajt Konferenca Ndërqeveritare mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, e cila erdhi pas miratimit të mundimshëm të raportit IBAR. Gjatë konferencës së përbashkët pas mbledhjes, zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian i vunë në dukje Kryeministrit Rama se shtetet anëtare kanë vendosur piketa të forta që lidhen me luftën kundër korrupsionit, sistemin e drejtësisë dhe po ashtu deklaruan se Brukseli pret zbatim efektiv të reformave dhe rezultate të qëndrueshme. SYRI TV Mes skepticizmit të shumë prej vendeve anëtare, u mbajt në Bruksel konferenca ndërqeveritare mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, e cila erdhi pas disa muajsh negociata të vështira për miratimin e raportit IBAR, i cili ashpërsoi kushtet për vendin tonë. Pavarësisht frazave të ngrohta në nisje të konferencës për shtyp, komisionerja për zgjerimin...