SYRI TV/ Dita e 31-të e protestave antiqeveritare, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

SYRI TV/ Dita e 31-të e protestave antiqeveritare, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Në ditën e 31-të të protestës, qytetarët kanë dënuar dhunën e paprecedentë të ushtruar nga policia gjatë protestës para Parlamentit. Ata akuzuan drejtuesit më të lartë të policisë se ishin urdhëruar nga shefi i qeverisë për të dhunuar qytetarët dhe për të shtypur protestën. Ndërkohë, ata njoftuan zhvendosjen e protestës së tyre para SPAK-ut në orën 10:00 këtë të mërkurë, ku do të dorëzojnë librin "Albanian Files", i cili, sipas tyre, mjafton për të arrestuar kryeministrin Rama. Pas më shumë se dy orësh qëndrimi, qytetarët nisën marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit. Për të 31-ën ditë me radhë, qytetarët kanë vazhduar rezistencën dhe protestën e tyre kundër qeverisë socialiste dhe kryeministrit Edi Rama. Nga sheshi para Kryeministrisë, ata denoncuan dhunën e paprecedentë të ushtruar...