SYRI TV/ Berisha i kundërpërgjigjet Edi Ramës: Edi Rama, katundi yt do të jetë qelia

SYRI TV/ Berisha i kundërpërgjigjet Edi Ramës: Edi Rama, katundi yt do të jetë qelia

Lideri i opozitës, Sali Berisha, deklaroi nga foltorja e Kuvendit se Edi Rama e ka vendin në burg dhe jo në katund. Duke folur për ngjarjet në Zvërnec, Berisha dënoi dhunën ndaj protestuesve dhe deklaroi se po bëhen përpjekje për largimin e investitorit të vetëm të huaj në 13 vite. Berisha deklaroi se Partia Demokratike qëndron për respektimin e plotë dhe absolut të së drejtës së pronës. Lideri i opozitës, Sali Berisha, iu kundërpërgjigj nga foltorja e Kuvendit deklaratave të Kryeministrit për çështjen e Zvërnecit. Berisha denoncoi se 10 nga 11 televizionet informative censuruan denoncimet ndaj Altin Dumanit për pronat, me dokumente autentike, dhe transmetonin serialin e mashtrimeve të Edi Ramës, për të cilin tha se nuk e ka vendin në katund, por në burg....