‘Synim i protestës, rrëzimi i Ramës’, Lubonja: Kryeministri po na rrezikon si flamingot, po na largon nga habitati ynë
Një prej pjesëmarrësve në protestë si çdo ditë ka qenë edhe analisti Fatos Lubonja. Në ditën 48-të të protestës, nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë, ai e krahasoi simbolin e flamengove për këtë revoltë si më të goditurin, duke bërë analogji edhe për habitatin që qeveria po u shkatërron njerëzve me betonimin dhe zënien e hapësirave publike. “Ajo që po bëhet atje po i nxjerr flamengot nga habitati shekullor ku kanë jetuar, rrezikojnë të largohemi edhe ne jemi si flamingot, po na largon nga habitati ky, me këtë historinë e betonit dhe legjendës si flamingot po na largon edhe neve. Ndaj mendoj se flamingot janë simboli më i gjetur për këtë protestë”, u shpreh Lubonja mes të tjerash për gazetarin Osman Stafa. I pyetur për qëllimet...
Burimi:
sot.com.al