Surprizë në protestën qytetare! Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve
Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato është vërejtur teksa ecte mes mijëra protestuesve që kanë zënë sheshin para Kryeministrisë për të shprehur zemërimin dhe indinjatën e tyre ndaj qeverisjes dhe politikës së vjetër. Kjo është protesta e gjashtë radhazi e qytetarëve në Tiranë, të cilat kanë nisur prej ditës së dielë.
Burimi:
sot.com.al