SUPER E MARTA E BRUKSELIT PER SHQIPERINE
Konferenca e 9-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në Bruksel shënoi një nga momentet më të rëndësishme të procesit të integrimit, duke u cilësuar nga kryeministri Edi Rama dhe shumë të tjerë si një “Super e Martë” për vendin. Mbyllja e tre kapitujve të negociatave nuk ishte vetëm një hap teknik, por një sinjal i fortë politik se Shqipëria po hyn në një fazë të re të negociatave me BE-në. Mesazhi kryesor që doli nga Brukseli ishte i dyanshëm: Shqipëria po përmbush reformat e kërkuara, ndërsa Bashkimi Evropian po demonstron se është i gatshëm të shpërblejë progresin me avancim konkret në negociata. Kryeministri Rama e cilësoi mbylljen e tre kapitujve si një “piketë të re” në rrugëtimin drejt anëtarësimit, duke theksuar se kjo është...
Burimi:
ntv.al