Sulmi pranë banesës së ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Notë verbale Moskës

Sulmi pranë banesës së ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Notë verbale Moskës

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka thirrur sot ambasadorin e Federatës Ruse në Tiranë, Alexey Zaitsev, pas sulmeve masive të ndërmarra nga Rusia gjatë natës në Ukrainë, ku u godit edhe kompleksi rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Ernal Fino. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Alteo Hysi, bëri me dije se pala shqiptare ka shprehur protestë të ashpër ndaj incidentit, duke e cilësuar të papranueshëm cenimin e sigurisë së stafit diplomatik shqiptar në Ukrainë. Sipas deklaratës zyrtare, gjatë takimit me ambasadorin rus u theksua se sulmet me raketa dhe dronë kanë rrezikuar seriozisht jetën dhe sigurinë e ambasadorit shqiptar në Kiev. Ministria shqiptare deklaroi se ngjarja përbën shkelje të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike dhe të detyrimeve ndërkombëtare që garantojnë mbrojtjen...

TË FUNDIT

MË SHUMË