Sulmet e politikës ndaj SPAK/ Klodian Braho: Kjo do të thotë se po e bën punën mirë

Sulmet e politikës ndaj SPAK/ Klodian Braho: Kjo do të thotë se po e bën punën mirë

Kreu i SPAK, Klodian Braho, deklaroi se nuk ka të dhëna apo raporte ndërkombëtare që tregojnë një rënie të punës së Prokurorisë së Posaçme në luftën kundër korrupsionit. Gjatë raportimit në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Braho u shpreh se hetimet për pasuritë e zyrtarëve të akuzuar për korrupsion kryhen në përputhje me ligjin dhe metodologjinë përkatëse. “Nuk dimë një raport ndërkombëtar që të thotë se puna e SPAK në lidhje me korrupsionin ka rënë. Sa i përket pasurive të zyrtarëve të akuzuar për korrupsion, në çdo rast hetuesit sipas ligjit dhe metodologjisë së miratuar duhet të kërkojnë në çdo hetim pasuritë që vijnë nga produkti, ato që vijnë nga aktiviteti i paligjshëm dhe jo vetëm. Në çdo rast kryhen hetime”, deklaroi...