Studio ligjore amerikane: Zbulimi i “Nasta Pëllumbit”, provë që ngre pikëpyetje mbi themelin e hetimit ndaj Veliajt

Studio ligjore amerikane: Zbulimi i “Nasta Pëllumbit”, provë që ngre pikëpyetje mbi themelin e hetimit ndaj Veliajt

Studio ligjore amerikane, Kasowitz, ka reaguar sot me një deklaratë zyrtare, lidhur me çështjen hetimore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke e quajtur shqetësues faktin e zbulimit të një tjetër denoncimi anonim, mbi të cilin ka nisur hetimi ndaj kryebashkiakut. Kasowitz shprehet e shqetësuar për denoncimin anonim që mban emrin “Nasta Pëllumbi” (pas Nesti Angonit), dhe e cilëson atë një provë shqetësuese për themelin e hetimit të Veliajt. Sipas studios ligjore, fillimi i hetimit ndaj Veliajt i atribuuohet dy individëve fiktivë që nuk ekzistojnë, ndërkohë që pretendimet e tyre janë të pambështetura dhe të pabesueshme. “Hetimi ndaj Veliajt u nis mbi një premisë thellësisht të dyshimtë. Ky është shqetësim serioz mbi procesin e rregullt ligjor dhe integritetin e ndjekjes penale”, thuhet në...