Studentëve po u bëhet presion/ Berisha: Demokratët do të dalin si qytetarë, jo me flamuj partie

Studentëve po u bëhet presion/ Berisha: Demokratët do të dalin si qytetarë, jo me flamuj partie

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në një takim të organizuar nga Departamenti i Arsimit, ku u ndal te protestat e studentëve dhe situata në universitetet e vendit. Gjatë fjalës së tij, Berisha ngriti shqetësimin për atë që e cilësoi si presion ndaj studentëve që marrin pjesë në protesta, duke pretenduar se në disa raste pedagogë të caktuar kanë ushtruar ndikim ndaj tyre në periudhën e provimeve. Ai u kërkoi anëtarëve të Departamentit të Arsimit që të mbrojnë studentët dhe të reagojnë ndaj çdo forme presioni që mund të ushtrohet ndaj tyre. Kreu i demokratëve theksoi se protestat po udhëhiqen nga qytetarët dhe të rinjtë, duke shtuar se ato nuk duhet të identifikohen me forca të caktuara politike. Sipas Berishës, Partia Demokratike duhet...