Studentët shqiptarë bashkohen sot në protestë për gjuhën shqipe, Turku: Në 17:00 nis marshimi drejt…
Sot në orën 17:00, sheshi "Skënderbej" do të kthehet në pikënisjen e një marshimi të madh drejt Ambasadës Maqedonase në Tiranë, në mbështetje të studentëve shqiptarë që kërkojnë të drejtën për të zhvilluar provimin përfundimtar të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Gjatë një interviste në SYRI TV, studentja e Fakultetit të Drejtësisë, Aida Turku, ka zbuluar peripecitë me të cilat u përballën 40 të rinj shqiptarë që udhëtuan drejt Shkupit për t'iu bashkuar protestës atje. Sipas Turkut, autoritetet maqedonase, duke e kuptuar qëllimin e udhëtimit në doganën e Bllatës, vonuan qëllimisht procesin e kalimit të kufirit. Pavarësisht se studentët e shtynë orarin e marshimit për të mbërritur në kohë, një makinë civile dhe patrullat e policisë i devijuan ata drejt kufirit me Serbinë, duke përdorur një...
Burimi:
syri.net