Studentët e Shkupit sot në 17:00 në ‘Sheshin Skënderbej’/ Selmani: Jurisprudenca të jepet në shqip

Studentët e Shkupit sot në 17:00 në ‘Sheshin Skënderbej’/ Selmani: Jurisprudenca të jepet në shqip

I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”, Prof. Dr. Bashkim Selmani, pedagog në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tetovës, u shpreh se studentët shqiptarë do të zhvillojnë sot në orën 17:00 protestën e radhës në Sheshin “Skënderbej”. Ai theksoi se kjo lëvizje studentore vjen si vazhdimësi e reagimeve të tyre ndaj mungesës së trajtimit të barabartë dhe kufizimeve në përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet e Maqedonisë së Veriut. Selmani u shpreh se studentët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të zhvillohet në gjuhën shqipe, si dhe mbrojtjen e gjuhës, respektimin e të drejtave të tyre dhe trajtim të barabartë në sistemin juridik dhe arsimor. Ai shtoi se kjo nismë është një reagim edhe ndaj gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit me të cilin studentët janë përballur,...