‘Standarde të dyfishta’, Kalaja: SPAK mbron Ramën e Veliajn dhe persekuton opozitën
Adriana Kalaja, avokate, e ftuar në edicionin informativ të lajmeve me Edvin Parrucën, ka denoncuar drejtpërdrejt kreun e SPAK, Altin Dumani, për përdorim të institucionit në funksion politik. Ajo deklaroi se drejtësia po vepron me standarde të dyfishta, duke mbrojtur zyrtarët më të lartë të qeverisë dhe duke goditur opozitën. Sipas saj, Kryeministri Edi Rama dhe Erion Veliaj po përfitojnë nga zvarritje të qëllimshme të hetimeve dhe manovra procedurale. Kalaja theksoi se dosjet po kalohen nga një institucion në tjetrin për t’u çuar drejt parashkrimit dhe për të shmangur përgjegjësinë ligjore.Në të kundërt, ajo u shpreh se ndaj figurave të opozitës ushtrohet presion dhe masa të menjëhershme represive. Avokatja ngriti shqetësimin për mungesë transparence dhe shkelje të rënda procedurale në trajtimin e kallëzimeve. Sipas saj,...
Burimi:
syri.net