“Stacionet” e Shqipërisë drejt integrimit në BE, objektiv mbetet mbyllja e 3 kapitujve të tjerë deri në shkurt të vitit 2027! Ja hapat dhe fazat

“Stacionet” e Shqipërisë drejt integrimit në BE, objektiv mbetet mbyllja e 3 kapitujve të tjerë deri në shkurt të vitit 2027! Ja hapat dhe fazat

Dëshira e shqiptarëve për t’u anëtarësuar në BE është e madhe, por procesi i plotësimit dhe vlerësimit të detyrave po ecën me ritme jo të shpejta. Edhe pse gatishmëria ishte që brenda vitit të mbylleshin disa kapituj, me presidencën irlandeze, sipas burimeve të “A2” brenda mazhorancës qeverisëse, pritet që në dhjetor kapaku t’i vihet vetëm kapitullit 31. Nëse merret drita jeshile, përmbyllet edhe grupkapitulli i 6, që ka të bëjë me politikën e jashtme të Shqipërisë. Për këtë pjesë, nga Brukseli është pranuar që në krye të herës se Tirana zyrtare nuk ka asnjë problem me këtë sektor. Ndërsa me “trenin irlandez” rruga drejt Brukselit nuk kishte ritëm, Shqipëria po shpreson që në Presidencën Lituaneze, në 6-mujorin e parë të 2027, të paktën të mbyllë...