“Spitali nuk të ofron asgjë”/ Korreshi ‘shpërthen’ për gjendjen në Lushnje: Qytetarët luten për skaner, qeveria po..
Në një lidhje direkte për një emision televiziv, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ngriti shqetësimin për gjendjen e sistemit shëndetësor në Lushnje, duke folur për mungesë shërbimesh dhe vështirësi të vazhdueshme për qytetarët që kërkojnë ndihmë mjekësore. Korreshi tha se çdo ditë përballet me telefonata nga qytetarë që kërkojnë ndihmë për skaner, rezonancë, vizita te mjekët specialistë apo trajtime onkologjike, ndërsa vonesat për ekzaminime zgjasin me muaj. “Kam mijëra telefonata nga qytetarë që kërkojnë skaner, rezonancë apo një vizitë te doktori. Rezonanca shtyhet pas 6 muajsh dhe njerëzit nuk dinë ku të drejtohen.”-tha ai. Sipas tij, shumë pacientë detyrohen të kërkojnë zgjidhje jashtë qytetit, pasi spitali i Lushnjës nuk arrin të ofrojë shërbimet bazë për të cilat qytetarët kanë nevojë. Deputeti i PD foli...
Burimi:
sot.com.al