Spiropali: Duhet të merremi me veten, jo me protestuesit. Diskutimet në Kuvend duhet të sjellin zgjidhje konkrete

Spiropali: Duhet të merremi me veten, jo me protestuesit. Diskutimet në Kuvend duhet të sjellin zgjidhje konkrete

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, në një prononcim për mediat pak para nisjes së seancës plenare, deklaroi se qeveria dhe politika duhet të përqendrohen te vetja dhe te zgjidhja e problemeve të qytetarëve, dhe jo te protestat që zhvillohen përpara Kuvendit. Spiropali theksoi se Kuvendi duhet të mbetet institucioni ku diskutohen shqetësimet e qytetarëve dhe ofrohen zgjidhje konkrete. “Ofrojmë dhe zgjidhje. Duhet të merremi me veten dhe jo me protestuesit. Diskutimet janë nga të gjithë. E rëndësishme është që Kuvendi të përdoret për të folur për njerëzit, shqetësimet, për të ofruar zgjidhje, për të parë më shumë nga vetja dhe secila forcë politike dhe secili kah në atë Kuvend të bëjë analizën e vetes para se të bëjë analizën e kundërshtarit”, deklaroi Spiropali. Deklaratat...