SPAK YOU’/ Kështu u mbyll protesta e 47-të mbrëmjen e djeshme
Me një mesazh gjigant të shkruar përballë godinës së Kryeministrisë u mbyll mbrëmjen e djeshme protesta e 47-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës. Mbishkrimi "Rama-Balluku, SPAK YOU!" ishte simbolika kryesore e tubimit, me të cilin protestuesit i kërkuan Prokurorisë së Posaçme të hetonte zyrtarët më të lartë të qeverisë. Protesta e djeshme nisi me grumbullimin e qindra qytetarëve përpara Kryeministrisë, ku u mbajtën fjalime, ndërsa më pas ata marshuan në rrugët kryesore të Tiranës. Gjatë tubimit u kërkua dorëheqja e e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama. Aktivistët shprehën mbështetjen për SPAK-un dhe Gjykatën e Posaçme, por njëkohësisht theksuan se prisnin që hetimet të shtriheshin edhe ndaj zyrtarëve më të lartë të shtetit. Gjatë marshimit nëpër kryeqytet u dëgjuan thirrje si "Rama, jep dorëheqjen!", "Ju...
Burimi:
syri.net